Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:15 në Lushnjë ku një burë 82-vjeçar dyshohet se pas një konflikti ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten.
40-vjeçarja ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Mësohet se i moshuari quhet Behar Musaku, i cili ka humbur jetën në vend.