Princesha e Wellsit Kate Middelton iu nënshtrua një operacioni në janar të këtij viti pasi vuante nga sëmundja e kancerit.
Sipas mediave italiane ajo është operuar nga i njëjti mjek që operoi edhe Papa Françeskun.
Sipas portalit italian “Gente”, ky ekip specialistësh nga klinika romake “Gemelli” shkuan në Londër për të operuar Princeshën e Uellsit dhe ky operacion çoi në diagnostikimin e kancerit.
Kate Middleton u tërhoq nga detyrat publike pasi njoftoi më 22 mars se ishte diagnostikuar me një formë kanceri dhe kishte filluar trajtimin e kimioterapisë.
Princi William ndau një përditësim mbi shëndetin e gruas së tij Kate të premten, duke thënë se ajo “po shkon mirë”