Kate Middleton gjatë një vizite në Colchester Hospital në Essex ka folur për periudhën e vështirë pas kimioterapisë. Princesha u tha pacientëve që ka kurajë që ti kthehet normalitetit.
“’Stampon’ një fytyrë disi të guximshme, stoicizëm gjatë trajtimit, trajtimi mbaron dhe më pas thua ‘mund të vazhdoj, t’i rikthehem normales’. Por në fakt faza e mëtejshme është vërtet e vështirë, nuk je domosdoshmërisht nën kujdesin e mjekëve, por nuk je e aftë të sillesh në shtëpi njësoj si dikur”, tha princesha.
Sipas Pallatit Kensington, Catherine e vizitoi spitalin “për të festuar fuqinë e jashtëzakonshme shëruese të natyrës.”
Gjatë vizitës, ajo u takua me pacientët dhe stafin për “të kuptuar sesi kopshtet në ambientet spitalore kanë një rol kyç në promovimin e rezultateve të mira të shëndetit duke parandaluar përkeqësimin dhe mbështetur përshpejtimin e shërimit”, deklaroi pallati.