-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni i SPAK-ut, ja kush janë të arrestuarit që pritet të dalin sot para GJKKO-së

Kryesoret

Ditën e sotme po mbahet se seanca për të arrestuarit që u vendosën në pranga në kuadër  të operacionit të SPAK. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale.  Ndërkohë janë zbardhur emrat e personave që kanë dalë sot para gjykatës ndërsa tre prej tyre janë dënuar në burg.

Të arrestuarit në lidhje me operacionin e SPAK janë Miri Bruli, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Armando Ndreca, Dejvis Bajramaj, Drianto Bardhi, Viktor Bajraktari, Satilno Basho, Robert Laçi. Mësohet se Bajraktari, Basho dhe Laçi janë të dënuar me burg dhe ndodhen në burg te 302, në Fier dhe Fushë-Krujë.

Nga operacioni i SPAK janë arrestuar 10 perosna, ndërsa 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Operacion nga i cili u goditën 7 grupet më të fuqishme kriminale. Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë.Gjatë kontrolleve të zhvilluara në vilat e bosëve të krimit janë gjetur rreth 3 mln euro cash si dhe flori e pasuri të tjera, në total 4.5 mln euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit