Reperi i njohur me origjinë nga Kosova, Don Xhoni është kapur duke bërë gara shpejtësie në Tiranë.
Don Xhoni është gjobitur me 40 mijë lekë të reja, ndërsa ka qenë duke bërë gara shpejtësie me një mjet luksoz, lamborghini ngjyrë portokalli.
Në pamjet e sjellja nga Policia e Shtetit, duken disa mjete luksoze, që u ndaluan teksa bënin gara shpejtësie në rrugë.
Don Xhoni ndodhet në Tiranë, ndërsa vetë ai ka postuar edhe një video në Instagram me lamborghinin portokalli.
Ndërkaq 11 shoferë u arrestuan gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit në rrugë.
Tre prej tyre u ndaluan pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, 2 drejtues nuk kishin leje drejtimi, ndërsa 5 të tjerë nuk respektuan sinjalistikën rrugore. Ndërsa një tjetër shoferi iu vunë prangat pasi tentoi të korruptonte policiët.
Ndërkohë, janë vendosur gjithsej 11.039 masa administrative të vendosura. 99 masa ishin për xhama të zinj, 566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.