Filip Talo është thirrur në orën 10:30 për të dhënë shpjegime Prokurorinë e Tiranës.
Nga informacionet paraprake mësohet se Talo do të pyetet për kallëzimin e Ilir Metës kundër autoritetit të Dosjeve.
Talo konsiderohet si personi ‘kyç’ në dokumentet që Autoriteti i Dosjeve thotë që ka zbuluar për Ilir Metën se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Ai dhe Ilir Meta kanë qënë shokë klase në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.
Në vitin 1989 ai ka dashur të arratiset nga Shqipëria dhe këtë plan ia ka treguar shoku të tij të klasës me inicialet I.M, që për Autoritetin e Dosjeve është Ilir Meta dhe për këtë të fundit Ilir Murataj.
Sipas të dhënave, Filip Talo rezulton që deri në vitin 2013 të ketë punuar në Drejtorinë e Metrologjisë.
Ky institucion është në varësi të Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve e cila në atë drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që drejtonte vendin në koalicion me Partinë Demokratike.
Madje, në një raport të Kontrollit të Shtetit bërë në drejtorinë e metrologjisë është edhe emri i Filip Talos.