Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, në fshatin Dukas ku një 64-vjeçar dyshohet të ketë vrarë veten në oborrin e banesës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.05.2024, rreth orës 16:45, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se shtetasi L. V., rreth 64 vjeç, ka vrarë veten, në oborrin e banesës së tij, me armë gjahu të cilën e kishte me leje.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.