Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “SkyECC”, ish-shefi i RENEA-s Altin Morina bisedon me Durim Bamin ku ky i fundit e pyet nëse e njeh Agim Hoxhën që t’i çonte një kafe me qëllim që të mos i mbylle muzikën atij që ka lokal “Artisti”, pasi e ka djalë teze, si dhe një shtetasi me emrin Mondi, që dhe ky ka një lokal me emrin “Artisti”.
Për këtë qëllim Durimi i thotë Altinit se do paguajnë të dy çdo muaj që do t’ia sjellë Durimi. Të nesërmen në orën 12:09 Durimi i tregon Altinit se me bashkinë e kanë rregulluar dhe se Agimi nuk duhet t’i ngacmojë deri në orën 01:00 të natës, dhe se për këtë nuk duhet ta marrin vesh njeri.
Gjithashtu, Durimi i kërkon që të flasë prapë me Gimin ose të lerë një takim në darkë. Më datë 27.03.2020 Durimi pyet Altinin nëse do bëjnë ndonjë lekë këtë vit me hashashin, pasi të tjerët po punojnë dhe se duhet të flasin me kryetarin që t’i mbrojë, pasi gjërat janë gati dhe se Durimit po i vijnë njerëz përditë./ Oranews