Deputeti i PDSH, Kreshnik Çollaku beson se zgjedhjet e parakohshme janë një përpjekje e kryeministrit Kurti për të testuar votuesit dhe nëse fiton shkon më i sigurt në tryezën e bisedimeve trepalëshe me Serbinë.
‘Bëhet një histori e politikës së brendshme politike. PD nuk ndërhyn në çështjet e brendshme. Edhe unë do doja të kuptoja se çfarë ndodh brenda politikës së Kosovës. Në vlerësimin tim nga jashtë, gatishmëria e Kurtit për të sfiduar me zgjedhje të parakohshme, për të thënë që unë jam gati për zgjedhje të parakohshme. Në mendimin tim, situata që u ballafaqua Kosova dhe Albin Kurti, bllokada, goditja në planin diplomatik nga treshja kryesore e qeverive europiane. Mendoj se nuk është një histori e lehtë, të zhbëhet vendimi i asamblesë nga anëtarësimi në KiE. Është zgjedhja e Kurtit për të testuar nga ata që e kanë zgjedhur. Nëse Kurti fiton shkon më i fortë në tryezën e negociatave. Në rast të kundërt mandati i shkon një qeverie tjetër. Në një situatë krize e çon në zgjedhje’, u shpreh Çollaku.