Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në minierën e Martaneshit ku dy minatorë të cilët punonin si vagonistë u zunë poshtë nga shembja e një masivi.
Nga ky aksident kanë humbur jetën Armond Peshku, 29 vjeç ndërsa Hajdar Bala 40-vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është ‘Ylberi sh.p.k”
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.