-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Skandali me mikrokreditë, nxehet Sejko: Nuk jam kriminel, prokuroria nuk më ka pyetur

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko raportoi sot në Komisionin e Ekonomisë për kreditë me probleme që kanë futur në një rreth vicioz mbi 100 mijë persona, pronat e së cilëve janë sekuestruar. Për abuzimet dhe denoncimet, SPAK ka nisur hetimet. Sejko i irrituar tha se nuk është kriminel. “Nuk jam i informuar, nuk jam pyetur kurrë nga organi i hetimit” tha ai. Por pranoi se “njoftimin e parë (për skandalin) e morëm në 2020 dhe shkuam, morëm masat” që ishte heqja e licencës për “MCA”.

“Objekt i mbikëqyrjes është çdo aspekt i veprimtarisë së subjekteve që përfshihet brenda tagreve ligjore dhe kompetencave të Bankës së Shqipërisë, të cilat ushtrohen rregullisht kundrejt çdo subjekti financiar të mbikëqyrur prej saj, bankë dhe jobankë. Konkretisht, subjekti MCA u është nënshtruar, në mënyrë të rregullt, të gjitha inspektimeve të mësipërme nga Banka e Shqipërisë. Për adresimin e mangësive të evidentuara, subjektit iu lanë një numër rekomandimesh për ndjekje.

Në vitin 2022, pas konstatimit se rekomandimet nuk ishin zbatuar dhe problematikat nuk ishin adresuar në mënyrë të mjaftueshme, Banka e Shqipërisë përshkallëzoi masat ndaj këtij subjekti duke pezulluar ushtrimin e veprimtarisë së kredidhënies (përfshirë edhe blerjen e kredive të reja), për të cilën ishte licencuar. Në ekzaminimin e fundit (dhjetor 2023), Banka e Shqipërisë mori një masë më të rëndë, e cila ndonëse e klasifikuar si pezullim, e vendoste MCA-në në kushtet e një “revokimi faktik” të licencës.

Kështu, MCA-së iu ndalua të ushtronte veprimtaritë për të cilat ishte licencuar, duke iu lejuar vetëm shitja e portofolit që administronte tek subjekte të licencuara dhe të mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë, si dhe reflektimi i menjëhershëm në ulje të detyrimit, i çdo pagese të kryer nga ana e klientit,” tha ai.

Guvernatori tha se kompania MCA ka në portofolin e saj 15.942 klientë kredimarrës. Nga këta, rreth 90% sipas tij kanë marrë një vendim gjykate dhe/ose janë në proces përmbarimor. “Kjo do të thotë që për 90% të rasteve ka një vendim gjykate që përcakton vlerën e detyrimit të kredimarrësit. Në total MCA ka blerë portofole me një vlerë prej 9.6 miliardë lekë, nga të cilat është rekuperuar rreth 10% e tij”.

“Lau duart” për veprimet abuzive që janë bërë. “Veprimtaria e shërbimit përmbarimor gjyqësor nuk licencohet apo mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Kuadri ligjor nuk i jep Bankës së Shqipërisë kompetencën të urdhërojë ndalimin/pezullimin e proceseve të ekzekutimit të detyrimeve dhe as të monitoroje barrën financiare që krijon ky shërbim mbi qytetarët. Kjo është një kompetencë që ligji ia njeh vetëm gjykatës. Për rrjedhojë, veprimtaria e shërbimit përmbarimor gjyqësor nuk është objekt kontrolli nga Banka e Shqipërisë.

Në këtë pikë, theksojmë se autoriteti ligjor i Bankës së Shqipërisë përfundon në momentin që gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit për të rikuperuar kredinë e pashlyer. Çdo proces përtej këtij momenti (ankandet, vendosja e sekuestrove apo çdo veprim tjetër procedural i ndërmarrë nga shoqëria përmbarimore) është jashtë kompetencave ligjore të Bankës së Shqipërisë dhe nuk mund të ndiqet apo të rregullohet prej saj. Banka e Shqiperise nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që MCA ka me subjektet që kontrakton, siç është rasti i shërbimit përmbarimor gjyqësor,” theksoi Guvernatori.

LIVE-Skandali me mikrokreditë, Sejko: Nuk kemi kompetencë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit