Një shqiptar nga Kosova me iniciale Z.H., u arrestua në Durrës, pasi ishte i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritet në Bullgari.
Ai ishte akuzuar për tentativë për vrasje dhe vjedhje në rrethana rënduese.
61-vjeçari ishte dënuar edhe më parë në Britani dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet britanike. Ndërkohë po vijon puna për ekstradimin e 61-vjeçarit në Bullgari.