Është vendosur në pranga administratori i minierës në Martanesh pas vdekjes së 29-vjeçarit, Armond Peshku dhe plagosjes së një tjetër minatori në moshën 40 vjeçare, Gentjan Balaj.
Është arrestuar Gentian Peshku i cili është administrator dhe brigadier në minierë.
Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin.