-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita italiane vizitë ‘blitz’ në kampet e emigrantëve: 70 mijë metra katrorë me asgjë

Kryesoret

Deputetët e Partisë Demokratike të Italisë kanë mbërritur në Shqipëri ku kanë vizituar zonën e Gjadrid, ku do të ngrihet dhe kampi i refugjatëve afrikanë në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni.

“A e kuptoni se çfarë po bën? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të mbani atë që keni thënë” thotë Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike.

Ai i është drejtuar kryeministres italiane, Giorgia Meloni dhe ministrave të Brendshëm, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes pas vizitës blitz-it të papritur të zhvilluar mëngjesin e sotëm së bashku me kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini në zonat ku po ngrihen dy qendrat për emigrantëve të parashikuara nga marrëveshja e firmosur mes kryeministrit Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Disa buldozerë dhe nja dy kamionë dhe asgjë tjetër në zonën e Gjaderit ku inxhinierët ushtarakë nuk kanë përfunduar ende punën e gërmimit, e cila është shumë e ndërlikuar duke qenë se terreni ka shumë vrazhdësi dhe se zona është plotësisht e lirë nga punimet urbanistike , të gjitha për t’u arritur, nga kanalizimet e deri tek energjia elektrike” kanë raportuar ata për mediat italiane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit