-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosi 3 persona, u arrestua në Dubai

Kryesoret

Ditën e sotme u arrestuan dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe u arrestua 40-vjeçari shqiptar Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri Elbasan, 40-vjeçari së bashku me 4 persona të tjerë kanë hyrë në një konflikt dhe aty u plagosën 3 persona. Më pas ai u dënua me 4 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërsa në Belgjikë u arrestua 39-vjeçari me iniciale A.G., të cilit në vitin 2021 i janë gjetur në tokën e tij në zonën Grizë Lenginas, Fier bimë narkotike cannabis sativa. Më pas në vitin 2022, 39-vjeçarit iu caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 personave në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit