Bypassi i Murrizit në rrugën e Arbrit mëngjesin e sotëm është pushtuar nga mjegulla e dendur.
Sipas pamjeve të publikuara duket dhe mjegulla ku është shumë e vështirë të shikosh.
Si pasojë e mjegullës mësohet se është kufizuar ndjeshëm fushëpamja për automjetet që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.
Probleme ka edhe në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ku si pasojë e mjegullës së dendur dhe rrugës së ngushtë pati rrezik për aksidente.