Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke trafikuar 26.5 kg kokainë dhe heroinë nga Vlora në Itali.
Janë arrestuar Përparim Rakip dhe Erion Tola, shoferët e autobusit që vinte nga Vlora si dhe italiani Luigi Maggio, 31 vjeç.
Policia ka sekuestruar 23 kg kokainë dhe 3.5 kg heroinë, e cila dyshohet se u trafikua nga Shqipëria me autobus. Kokainë ishte fshehur në rrotën e përparme të autobusit të linjës Vlorë-Verese.
Lënda narkotike u vendos nga 31-vjeçari italian në bagazhin e një Audi, në një karrocë fëmijësh, për të shuar çdo dyshim. Më pas tridhjetë e një vjeçari ka ndezur makinën dhe është larguar, por u ndoq nga policia e cila kreu kontroll në mjet dhe gjeti lëndën narkotike.