Një ngarkesë e dytë me kokainë është zbuluar ditën e sotme në portin e Pireut në Greqi.
Sasia e zbuluar është afërsisht njëqind kilogramë, ndërkohë që po hetohet nëse ngarkesa, lidhet me kartelin e drogës shqiptare që trafikonte 210 kilogramët kokainë, e zbuluar mëngjesin e sotëm.
Kërkimet për ngarkesën e dytë kanë nisur që në mëngjes dhe kanë sjellë rezultate në orët e vona të pasdites, njoftojnë mediat greke.
Kapen 320 kg kokainë në një kontejner me karkaleca, kishin destinacion Shqipërinë
Mëngjesin e sotëm në Pire të Greqisë u zbulua në sasi e madhe kokaine, e ardhur nga Amerika Latine, për llogari të dy trafikantëve shqiptarë dhe dy shtetasve grek.
Kokaina transportohej e fshehur brena në karkaleca, ndërsa si destinacion kishte Shqipërinë.
Dyshimet e autoriteteve greke, është se dhe sasia e dytë u takon trafikantëve shqiptarë të drogës.