Ditën e sotme në fshatin Razëm ka shpërthyer një lëndë plasëse afër lokalit të Ferdi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit në Malësinë e Madhe, njëkohësisht edhe ish-kryetar i ish-komunës Shkrel.
Gjithashtu Ferdi Sterkaj është edhe pronar i një hoteli në Razëm.
Lënda plasëse është hedhur tek reklama e lokalit dhe si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.