Numri i lindjeve në qarqet e jugut është më i ulët në krahasim me atë të veriut. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2023 qarku me numrin më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ishte Vlora me 5.7 lindje.
Më pas Korça vjen me 6.3% lindje, Fieri me 6.9% dhe Gjirokastra me 7.1% lindje për 1000 banorë.
Ndërsa në qarqet e Veriut lindjet nga viti 2019 deri në 2023 kanë pësuar një rënie më të shpejtë, kjo për arsye të emigrimit tek të rinjtë.
Rënien më të madhe e pësoi Kukësi me 5. 1% lindje për 1000 banorë, më pas Dibra me 9.6% lindje dhe më pas Berati dhe Lezha me 1.1%.
Sipas këtyre të dhënave rezulton se numri i lindjeve është ulur dhe popullsia është plakur.