Tashmë është zyrtare. Barcelona ka shkarkuar trajnerin Xavi Hernandez.
Në janar, Xavi njoftoi se në fund të sezonit do të largohej nga drejtimi i Barçës, por disa javë më parë ndërroi mendje, duke thënë se do të qëndronte edhe sezonin e ardhshëm.
Por, deklaratat e Xavit para disa ditësh, ku theksoi se Barcelona nuk ka fuqinë ekonomike për të bërë blerje të mëdha dhe për t’i bërë ballë ekipeve si Real Madrid, City apo Bayern, bënë që Presidenti Laporta ta shkarkonte.
Zëvendësuesi i Xavit pritet të jetë gjermani Hansi Flick, i cili do të prezantohet, javën e ardhshme, shkruan Marca.