Gjykata e Apelit ka ulur dënimin me 3 vite dhe 8 muaj për Granit Shehun i cili në vitin 2015 vrau kushëririn me thikë.
Ai është dënuar me 13 vite dhe 4 muaj burg.
“-Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri G (G). Sh denohet me 13 (trembëdhjetë) vjet e 4 (katër ) muaj burgim.
-Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit të tij.” thuhet në njoftimin e gjykatës.