-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi të martën, sot pritet finalizimi i qeverisë së re në Shkup

Kryesoret

E ndërsa bisedimet vazhdojnë, seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare në Maqedoni është caktuar për të martën më 28 maj, ku koalicioni “Maqedonia juaj” – VMRO-DPMNE do të ketë 58 deputetë, koalicioni “Për një të ardhme evropiane” i udhëhequr nga LSDM do të ketë 18 deputetë, koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI do të ketë gjithashtu 18 deputetë, koalicioni VLEN 14, dhe E majta dhe ZNAM nga gjashtë deputetë.

Timço Mucunski, i cili është pjesë e grupit të VMRO-DPMNE-së për negociatat për qeverinë e re, ka thënë mbrëmë se janë afër marrëveshjes përfundimtare me koalicionin VLEN pa specifikuar detaje.

“Vendi i BDI-së është në opozitë, ne po e realizojmë atë që kemi premtuar. Jemi afër marrëveshjes me VLEN, nuk mund të them detaje, por është e sigurt se jemi afër një përgjigje përfundimtare”, tha Mucunski.

Sa i përket numrit të deputetëve në Kuvend, Mucunski tha se është e sigurt që do të kenë më shumë se 70 deputetë dhe se ka mundësi që koalicioni qeveritar të ketë 80 deputetë, por që në ditët në vijim do të shihet se si do të duket.

Sipas tij, është e mundur të arrihet dhe po punohet që të kemi një shumicë prej dy të tretash për temat kyçe. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, megjithatë tha se nuk është vendosur nëse do të jetë ministër në qeverinë e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit