38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Çuni, të cilët rezultojnë të jenë kushërinj janë arrestuar ditën e sotme pasi në furgonin e mallrave ku ata drejtonin u sekuestrua nga policia 7 pako kokainë.
Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e shtetit ka njoftuar homologët anglez për të marrë më shumë të dhëna se kush qëndron pas kompaninë e cila rezulton e regjistruar në Angli.
Drejtoria e Policisë Kriminale mësohet se është vënë në kontakt me oficerët e britanik të NCA në Tiranë për hetime të tjera të përbashkëta, ndaj të tjerë shqiptarëve të përfshirë në këtë linjë trafiku.