-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e Raisit mund të nxisë një ‘luftë’ për postin e liderit suprem

Kryesoret

Vdekja e papritur e presidentit Ebrahim Raisi ka krijuar vështirësi në planet për pasardhësin e liderit suprem të Iranit.

Ultra-konservatori Raisi për një kohë të gjatë ishte mbrojtës i Ajatollah Ali Khameneit, i cili gjerësisht besohej se po e përgatiste ish-shefin e drejtësisë për pasardhës të tij.

Vdekja e Raisit ka rritur perspektivat e pretenduesve të tjerë, përfshirë edhe djalin e Khameneit, për postin më të lakmuar në Republikën Islamike.

Pa asnjë favorit të dukshëm për të qenë lideri i ardhshëm suprem, vdekja e Raisit në një aksident me helikopter më 19 maj ka të ngjarë të shkaktojë një luftë për pushtet mes anëtarëve të establishmentit klerik të vendit, thanë ekspertët.

“Nëse Khamenei nuk mund të kontrollojë këtë garë për pushtet, atëherë ai mund të përballet me një realitet bazik të çështjes së pasardhësit, duke u bërë një faktor destabilizues për regjimin, ndërsa ai është ende gjallë”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin, në Institutin për Lindjen e Mesme me seli në Uashington.

Kush janë pretenduesit e mundshëm?

Asambleja e Ekspertëve me 88 ulëse, anëtarët e së cilës zgjidhen me një mandat tetëvjeçar, ka detyrën e emërimit të liderët të ardhshëm suprem.

I dominuar nga anëtarët e linjës së ashpër, trupi klerik nuk është deklaruar sa i përket pasardhësit të mundshëm të Khameneit, 85 vjeç, i cili u bë lider suprem më 1989 pas vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit