Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehu zotimin e tij të ardhshëm që është heqja e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Basha tha se nëse vjen në pushtet, brenda 4 viteve, shqiptarët do lëvizin pa viza në SHBA.
“Ambicia ime dhe për momentin ëndrra ime, por jam i bindur në rastin e marrjes së përgjegjësive së qeverisjes, do t’ia dalim që të liberalizojmë vizat me SHBA. Brenda 4 viteve të ardhshme, shqiptarët lëvizin pa viza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dhe ne e kemi nisur këtë dialog politik që atëherë, por nuk avancoi për arsye që dihen.
Por jam i bindur që me një qeveri të re, me një vullnet politik ndryshe, sigurisht me një rekord ndryshe se ajo është më e rëndësishmja në çdo aspekt, duke përfshirë fushat që janë me rëndësi për Amerikën, që e ka caktuar për korrupsionin si rrezik të sigurisë të saj kombëtare.
Dhe me një marrëdhënie special me aleatin tonë strategjik, unë kam ambicien dhe besimin që do ia dal të heq vizat me SHBA”, tha Basha.