Aktorja Egla Ceno u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania. Ajo fitoi garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke lënë të renditur në vend të dytë aktorin Julian Deda.
Sot ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale. “Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel Albania që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme”, u shpreh ajo. Ceno tutje theksoi: “Do shihemi shumë shpejt”.