-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FMN: Inteligjenca Artificiale rrezikon 26-40% të vendeve të punës në vendet si Shqipëria

Kryesoret

Inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën, duke zëvendësuar disa dhe duke plotësuar të tjerat. Ne kemi nevojë për një ekuilibër të politikave për të shfrytëzuar potencialin e ri, u shpreh nëpërmjet në blogu, Kristalina Georgieva, Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ajo tha se bota është në prag të një revolucioni teknologjik që mund të nxisë produktivitetin, rritjen globale dhe të rrisë të ardhurat në mbarë botën. Megjithatë, mund të zëvendësojë vendet e punës dhe të thellojë pabarazinë.

Përparimi i shpejtë i Inteligjencës Artificiale ka mahnitur botën, duke ngritur pyetje të rëndësishme në lidhje me ndikimin e mundshëm në ekonominë globale. Efekti neto është i vështirë për t’u parashikuar, pasi IA do t’i  prekë ekonomitë në mënyra komplekse.

FMN sugjeron se shtetet duhet të krijojmë një seri politikash për të shfrytëzuar në mënyrë të sigurt potencialin e madh të IA në dobi të njerëzimit.

Shumë studime kanë parashikuar gjasat që vendet e punës të zëvendësohen nga IA. Megjithatë në shumë raste, IA ka të ngjarë të plotësojë punën e njerëzve. Gjetjet e analizës së FMN janë befasuese.

E para, pothuajse 40% e punësimit global është e ekspozuar ndaj IA.

Historikisht, automatizimi dhe teknologjia e informacionit kanë tendencë të ndikojnë në detyrat rutinë, por një nga gjërat që e veçon IA është aftësia për të ndikuar në punë me aftësi të larta.

Si rezultat, ekonomitë e përparuara përballen me rreziqe më të mëdha nga IA, por edhe më shumë mundësi për të shfrytëzuar përfitimet e saj, krahasuar me tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim./Monitor

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit