-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti italian shkon të inspektoj qendrën për emigrantët, i mbyllet dera në ‘fytyrë’

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Gjelbër në Itali, Angelo Bonelli e ka gjetur veten sot pas portave të kantierit të ndërtimit për qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin nga Italia.

Teksa ka shkuar që të inspektojë punimet që po kryhen në Shëngjin, deputeti italian nuk është lejuar përgjatë gjithë paradites së sotme që të futet brenda kantierit të ndërtimit.

Përplasja ka ndodhur pasi autoritetet shqiptare nga njëra anë i kanë bërë me dije se tashmë në pikën ku po ndërtohet qendra e emigrantëve, çdo gjë në bazë të ligjit është italiane për 5 vitet e ardhshme, ndërsa ambasadori italian në Tiranë, e ka informuar se duhet të marrë autorizim në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ambasadori italian i ka kërkuar që të presë deri në mbërritjen e tij në Shëngjin dhe më pas është lejuar i shoqëruar që të kryejë inspektimin brenda kantierit.

Ndryshe nga punimet në Gjadër, në Shëngjin, punimet janë në rrugë të mbarë, transmeton ‘La Repubblica’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit