-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet kostoja e komunikimit për shqiptarët

Kryesoret

Kosto e shërbimeve të komunikimit për shqiptarët u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), të cituara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), treguesit e nivelit të shpenzimeve në raport me të ardhurat për frymë për katër nga pesë shportat e ITU-së për aksesin dhe përdorimin shërbimeve të rrjetit fiks dhe celular për Shqipërinë rezultojnë me rritje në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022. Ato janë gjithashtu në nivel më të lartë se mesatarja botërore për vitin 2023.

Për shembull, shporta celulare me konsum mujor të ulët (70 minuta+20 SMS + 500 MB) në Shqipëri vitin e kaluar kushtonte sa 1.59% e të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.45% që kishte qenë një vit më parë. Mesatarja botërore e këtij treguesi është sa 1.35% e të ardhurave bruto për frymë.

Ndërsa shporta celulare me konsum mujor të lartë (140 minuta+70 SMS + 2 GB) vitin e kaluar kushtonte sa 2.07% e të ardhurave mujore bruto për frymë, nga 1.45% që kishte qenë një vit më parë. Mesatarja botërore e këtij treguesi është sa 2% e të ardhurave bruto për frymë.

Sipas AKEP, gjatë vitit 2023, është vënë re se dy operatorët celularë kanë bërë ndryshime në tarifa ose sasitë e njësive (minuta, SMS apo GB) të përfshira në paketat e përdorura nga ITU për krahasim.

Këto ndryshime kanë rezultuar ndër të tjera në zvogëlimin e njësive (minuta, SMS apo MB) të përfshira në paketat me parapagim 30 ditore me çmim 600 Lek të prezantuar në periudhën e pandemisë Covid-19 në vitin 2021 nga operatorët celularë, dhe të përdorura nga ITU në periudhën 2021-2022 si referencë për shportat celulare me konsum të ulët…(Lexo KETU lajmin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit