Një 23-vjeçar shqiptar, Petrit Alijaj është kthyer në një hero në New York, ku një ngjarje tronditëse për pak u kthye në një tragjedi.
Në një metro një 49-vjeçar, Nile Taylor, u fut me një filxhan me lëndë djegëse, duke e hedhur drejt të dashurës dhe kushëririt të shqiptarit, me këtë të fundit i ka dalë para duke u mbuluar kështu nga flakët.
“Tentova të shuaj zjarrin vetë me duar”, tha ai. Alijaj u ndihmua pas sulmit nga një zjarrfikës i FDNY.
Ai tha për The Post se mjekët nuk ishin ende të sigurt se sa të rënda ishin djegiet e tij, duke thënë se ata duhej të përcaktonin “sa thellë zjarri hyri në lëkurë”.
“Mjekët thanë se 30% e trupit tim ishte djegur,” tha ai.
“Por nuk mendoj se është 30%,” shtoi ai me optimizëm duke buzëqeshur. “Ndoshta më shumë se 10%.”
Pjesa e brendshme e veshit të Alijaj ishte e mbuluar me flluska gjigante me pamje të dhimbshme në spital.
“Unë ende mund të dëgjoj,” i tha ai Post me krenari.
Falë Zotit, tha ai, fytyra e tij është e padëmtuar – ai arriti ta mbulonte.
Alijaj tha se ka rreth një vit që jeton në Nju Jork.
Taylor u arrestua menjëherë pas sulmit pasi policia gjurmoi një celular. Ai u kap afërsisht pesë blloqe më tutje në Canal Street dhe Renwick Street, afër hyrjes së tunelit Holland.
Sulmi i së shtunës është hera e dytë në katër muaj që dikush hedh lëng flakërues.
Policia po heton nëse Taylor ishte gjithashtu përgjegjës për këtë, thanë burimet policore.