-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abuzim seksual me të miturin, merret vendimi për priftin

Kryesoret

Një ish-prift nga zona e Milanos, Emanuele Tempesta, është dënuar sot me gjashtë vjet e gjysmë burg për abuzim seksual me të mitur, raporton ANSA.

Tempesta fillimisht u arrestua në vitin 2021 dhe prokurorja e shtetit Martina Melita kërkoi një dënim me 11 vjet burg.

Ish-priftit i ndalohet qëndrimi pranë shkollave dhe vendeve ku ndodhen të miturit, si dhe është i detyruar të paguajë dëmshpërblim për 20 të lënduar nga 750 deri në 2000 euro.

Sipas akuzës, abuzimi ka ndodhur në shtëpinë e priftit ku fëmijët ishin të ftuar për të luajtur videolojëra ose për të biseduar.

Në procedurë paraprake u dëgjuan të miturit, të cilët ishin nga 7 deri në 11 vjeç në momentin e abuzimit.

Tempesta mohon akuzat dhe Ansa thotë se pritet të apelojë vendimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit