Komisioni Evropian ka shprehur këtë të martë se kompania Meta ka vendosur që të marrë masa për të luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat sociale para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.
“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.
Para një muaji, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin si dhe reklamimin me doza mashtrimi.
Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.