-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Durrës/ Ankorohet kroçera gjigande amerikane

Kryesoret

Durrësi ka pritur këtë të martë, kroçeren ““Seabourn Quest” me rreth 450 vizitorë. Turistët e amerikanë pritet të vizitojnë disa qytete në Shqipëri. Kjo është kroçera e dytë që mbërrin në Portin e Durrësit brenda shtatë ditësh.

Pas ndalesës së kësaj kroçere në Portin e Durrësit, nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri Rama, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, është shprehur se turistët nga 22 shtete të botës do të shijojnë bukuritë e Shqipërisë.

“Kroçera “Seaborne Quest” ose siç quhet ndryshe Eksploruesja e Mesdheut është ndalur këtë mëngjes për herë të parë në Durrës duke sjellë 450 vizitorë nga 22 shtete të botës prej Kanadasë e Kilit deri në Malajzi dhe Australi të cilët po shijojnë bukuritë e Durrësit, Krujës dhe Tiranës, duke e bërë Shqipërinë pjesë të pandashme të tureve nëpër xhevahiret e Mesdheut”, shkruan kryeministri Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit