-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lushnje/ Babai plagos me thikë djalin, zbardhen detajet e para

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të martë në qytetin e Lushnjës, ku babai gjatë një konflikti fizik, ka plagosur me thikë të birin.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se i plagosur është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku po ashtu për ndihmë mjekësore është shoqëruar edhe babai 69-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi N. P., 39 vjeç, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës (thikë), nga babai i tij, shtetasi B. P., 69 vjeç, gjatë një konflikti mes tyre.

Gjithashtu po shoqërohet për ndihmë mjekësore në spital edhe shtetasi B. P., pasi nga konflikti ka marrë dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit