Në selinë blu ka nisur numërimi i votave për 200 anëtarët e rinj të Partisë Demokratike të cilët do të dalin nga votimet e sotme në Kuvendin Kombëtar të PD, në zgjedhjet brenda partisë.
Delegatët e PD votuan sot për 200 anëtarë në atë që kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur “Ripërtëritje” e Partisë Demokratike.
Ndërkohë lideri demokrat Sali Berisha, pas përfundimit të procesit të votimit dhe mbylljes së Kuvendit Kombëtar tha se kandidatët fitues që do të dalin nga listat dinjitoze do të përfaqësojnë elitën politike dhe se në tërsi kandidaturat nuk kanë qenë të Kryesisë qendrore por burimi kryesor i degëve të partisë.









