-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdori terma përçmues ndaj homoseksualëve, Papa kërkon falje

Kryesoret

Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur një gjuhë urrejtjeje ndaj homoseksualëve.
Vatikani tha në një komunikatë se qëllimi i papës nuk ishte ta fyente askënd dhe se u kërkon falje atyre të cilët “u lënduan nga fjalët e tij”.

Media italiane raportuan të hënën se Françesku e përdori termin italian “frociaggine”, një shprehje tejet përçmuese, derisa po u tregonte peshkopëve italianë se ai vazhdon të jetë kundër pranimit të homoseksualëve në priftëri.

Dhjetorin e kaluar, Françesku e miratoi një vendim, sipas të cilit, priftërinjtë katolikë mund ta bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë, nëse ato nuk janë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare.

Sipas Vatikanit, bekimet e tilla nuk do t’i bëjnë të ligjshme situatat e parregullta, por do të jenë një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë.

Vendimi nuk duhet në asnjë mënyrë të ngatërrohet me bekimin e martesës mes një burri dhe një gruaje, sipas Vatikanit./Rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit