-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Silvinjo e nxori jashtë! Cikalleshi i jep lamtumirën kombëtares: Ky ishte fundi

Kryesoret

Sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Sokol Cikalleshi i ka dhënë lamtumirën në mënyrën më të hidhur përfaqësueses. Një ditë pasi trajneri Silvinjo zyrtarizoi listën duke e lënë jashtë për “Euro2024” Cikalleshi njofton fundit e rrugëtimit me kombëtaren.

“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt dhe besoj, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit I erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pa kursimin më të vogël pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.

Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët Kuq e Zi që meritojnë shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze” mbyllet postimi.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit