-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të përdhunonte të miturën me aftësi të kufizuara, prokuroria merr vendimin për të dyshuarin

Kryesoret

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur një akuzë për personin me iniciale Xh.D., nga fshati Dubravë i Ferizajt, i cili dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një 18-vjeçare me aftësi të kufizuara.

“Fillimisht i pandehuri e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social ‘Facebook’ që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe i njëjti e hip në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryejë akt seksual disa herë dhe ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ nga neni 227 paragrafi 4 nën paragrafi 4.2 dhe 4.7 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, shkruajnë mediat e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit