Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka vizituar në spital avokatin Sokol Mëngjesi, i cili sot u dhunua nga persona të paidentifikuar.
Avokati i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga dy persona të paidentifikuar.
Sulmi dyshohet me mjete të forta, leva e doreza metalike. Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31 në Bllok.