Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën arrest me burg për 15 ditë për rusin Aleksandër Bobovnikov, i arrestuar të hënën në aeroportin e Rinasit.
Bobovnikov ndodhej në kërkim nga shteti rus për veprën penale të mashtrimit. Më herët ai ishte ndaluar në Firence, por gjykata italiane e liroi duke kundërshtuar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij.
57-vjeçari me profesion neokirurg dhe me pasaportë izraelite, erdhi në Shqipëri ditën e hënë me miqtë e tij gjermanë pasi kishte festuar ditëlindjen.
Mediat italiane zbulojnë se ai është në kërkim nga Moska për një mashtrim 200 mijë euro.