-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Berisha bëri politikë me dhunën ndaj avokatit

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh nga Kuvendi lidhur me sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi duke akuzuar se Sali Berisha e ka përdorur politikisht këtë ngjarje të rëndë.

Nuk do të kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha, vetë Sali Berisha dhe zëdhënësat e Sali Berishës nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Sali Berishën kjo nuk është e re dhe ju e mbani mend.

Ju jeni i ri zoti Gjekmarkaj në PD, por nëse i hidhni një sy historisë së PD, kjo ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të vetë Sali Berishë dhe zëdhënësve të tij sapo në 12 Shtator 1998 u vra lideri historik i vërtetë i PD-së, Azem Hajdari.

Pra kur ende policia po administronte vendin e krimit, njeriu doli në konferencë dhe emërtoi Fatos Nanon si urdhërues të vrasjes e me radhë. Historia tregoi gjithçka ndryshe, drejtësia konfirmoi gjithçka ndryshe”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit