Një 63-vjeçar në Tiranë ka tentuar të vetëvritet mesditën e sotme.
Sipas njoftimit të policisë personi është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.