-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi ndaj avokatit, flet shefi i urgjencës: Gjendja e rëndë, do mbahet në monitorim

Kryesoret

Shefi i Urgjencës së Traumës, Gjovalin Bushi ka folur se4 si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi i cili u sulmua ditën e djeshme.

Bushi ka treguar se dëmtimi ishte shumë i madh, edhe orët në vijim janë vendimtare për gjendjen e tij.

Sipas mjekut nuk është e nevojshme një ndërhyre kirurgjikale por do të monitorohet gjendja e tij.

“Gjendja është pothuajse është stabël, megjithatë duhet ta themi që është një dëmtim i madh dhe orët në vijim janë vendimtare. Është konstatuar që është një ulje të edemës. Në këto kushte nuk duhet të kryhet operimi, por duhet parë të paktën për 72 orë se si do të reagojë pacienti. Është në monitorim të vazhdueshëm, por deri tani nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale”, tha ndër të tjera Bushi.

Autorët e sulmit janë identifikuar si Dorian Alia, 32 vjeç; Drivald Alia, 21 vjeç; Elton Kasaj, 33 vjeç dhe Romario Tabaku, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Romario Tabaku ishte personi që ka larguar me makinë autorët e sulmit nga vendngjarja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit