Një kandidat për kryetar bashkie në shtetin Guerrero është vrarë në jugun e Meksikës ditën e djeshme.
Kandidati ishte mes mbështetësve të tij politik kur mori një plumb pas koke.
Alfredo Cabrera është kandidati i 24-ët i cili vritet në zgjedhje duke iu referuar shifrave zyrtare.
Kartelet e drogës dhe bandat e tjera po kërkojnë të “imponojnë kandidatë” në zgjedhjet e ardhshme, tha, një prokuror i specializuar në çështjet penale të lidhura me proceset zgjedhore.