-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamje tronditëse! Sulm me thikë në Gjermani, kritiku i islamit vritet në mes të sheshit

Kryesoret

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku një person ka sulmuar me thikë disa persona që ndodheshin në një shesh.

Ngjarja ka ndodhur në Mannheim të Gjermanisë, ndërkohë që në pamjet e rënda të publikuara në rrjet, shihet se si agresori sulmon të paktën dy persona, mes tyre edhe një polic të cilin e qëllon me thikë në kurriz. Si pasojë e sulmit ka humbur jetën një person, i cili është identifikuar Michael Sturgenberger, kritiku i Islamit.

Në video kalimtarët përpiqen të ndalojnë sulmuesin me thikë, por ai shpëton dhe sulmon një oficer policie, duke e goditur me thikë pas shpine. Në fund, një oficer tjetër qëllon mbi agresorin. Një zëdhënës i policisë konfirmoi incidentin dhe shpjegoi se nuk kishte asnjë rrezik për askënd tjetër të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit