-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘The Special One’ drejt Turqisë, Fenerbahce bën goditjen e merkatos

Kryesoret

Një lajm i papritur vjen nga Turqia dhe Britania, Jose Mourinho thuhet se ka arritur një marrëveshje paraprake me Fenerbahce. Një kontratë që vendoste ‘The Special One’ në krye të gjigandëve turq për dy vitet e ardhshme.

Mourinho do të zëvendësojë trajnerin turk Ismail Kartalin, pasi ky i fundit nuk ja doli të fitonte titullin e Ligës Turke, duke dalë i dyti pas Galatasarayt, shkruajnë mediat britanike.

Besohet se Mourinho do të kthehet në lojë pasi u shkarkua nga Roma në janar pas dy vitesh e gjysmë.

Ishte raportuar më parë se Mourinho ishte një objektiv i klubit të Arabisë Saudite, Al Qadsiah, por me sa duket destinacioni i tij i ardhshëm është Turqia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit