-sidi education-spot_img
14.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg për organizatorin dhe dhunuesin e avokatit Sokol Mëngjesi

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dritan Nanon, i dyshuar si organizatori i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi dhe njërin nga agresorët Dorian Alia, teksa tre të tjerët janë në kërkim. Nano ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk ka pasur dijeni.

Për 5 të pandehurit e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, prokuroria rikualifikoi akuzën, nga “Vrasje e funksionarëve publikë e mbetur në tentativë” në “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit” në bashkëpunim.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për kapjen e 3 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim Elton Kasa, Romario Tabaku dhe Drivald Alia. Prej së mërkurës, avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë i intubuar në Spitalin e Traumës, për shkak të dëmtimeve të marra nga sulmi fizik ndaj tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit