-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhoma e Avokatisë në Durrës njofton bojkotin e seancave gjyqësore

Kryesoret

Dhoma e avokatisë në Durrës ka paralajmëruar bojkotimin e çdo seance gjyqësore, përveç seancave për masat e sigurimit, zëvendësimin dhe shuarjen e tyre.
Sipas njoftimit pritet që bojkoti të zgjasë der më 7 qershor.
Të nderuar!

Pas ezaurimit të gjitha mundësive për zgjidhjen e problemit së lënies së Avokatëve jashtë ambjenteve të Gjykatës Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Dunës, si dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të antarëve të Dhomës së Avokatisë Durrës, Kryesisë së Dhomës dhe Komitetit Drejtues, Dhoma e Avokatisë Durrës ka marrë vendimin për:

“…Bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale”.

Përjashtim nga ka ky bojkotim bëjnë pjesë vetëm seancat gjyqësore për masat e sigurimit, zëvednësimin dhe shuarjen e tyre. Ky vendim ka efekt për datat 03.06.2024-07.06.2024, periudhë gjatë ose pas së cilës dhoma do të dal me një vendim të ri.

Sqarojmë se të gjithë avokatët të cilët do të rezultojnë se kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore për të cilat me këtë vendim është bërë bojkotimi i tyre, Komiteti i Disiplinës do filloj procedim administrativ ndaj tyre.

DHOMA VENDORE E AVOKATISË DURRËS

KRYETAR

Av. Lorval PETANI

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit