Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kretë ku një fëmijë rreth moshës 7-vjeçare me origjinë nga Shqipëria ka ndërruar jetë teksa ishte në plazh.
Sipas medias creta24.gr, Nikolasi i vogël, i cili ndodhej me nënën e tij në shtëpinë e tyre, që gjendet disa dhjetëra metra larg plazhit, ka dashur të notojë.
Thuhet se nëna e tij ka refuzuar por vogëlushi ka shkuar të notojë pa lejen e nënës.
Fatkeqësisht, pak minuta më vonë Nikolasi i vogël u nxor nga uji pa ndjenja .
Ka qenë një banor i zonës ka parë fëmijën duke notuar në ujë pa ndjenja dhe ka ngritur menjëherë alarmin.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca dhe fëmija është transportuar në Qendrën Shëndetësore të Viannos, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë.